Lajmet e fundit

Futbolli i Kosovës kurrqysh të bëhet rehat.
Para disa ditësh ndodhi një incident mes futbollistëve të ligës së dytë Deçani dhe Prizreni, e tash grushti ka kërcitur sërish.
Përleshja ka ndodhur në ndeshjen e grupmoshave të reja U19, në mes të Gjilanit dhe Fushë Kosovës.
Raportohet se si shkak i përleshjes disa prej futbollistëve kanë përfunduar në spital.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë ndonjë informacion lidhur me rastin, por deri në momentin kur është publikuar lajmi nuk ka marrë përgjigje.