Kohët ndryshojnë, por disa këngë mbesin të dashura vazhdimisht. Ato dëgjohen edhe sot, ndonëse janë kompozuar para shumë dekadash.
Artistja kosovare Nexhmije Pagarusha në vitin 1969 e kishte kënduar për herë të parë këngën “Baresha”, e cila që nga atëherë është shndërruar në njërën ndër këngët më të njohura shqiptare të shekullit 20.
Në skenën muzikore prezent që 50 vjet është edhe këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili ka kënduar hitin “Shiu në Prishtinë”.
Edhe kënga “Xhamadani vija, vija”, e krijuar në vitin 1991. mbetet njëra ndër hitet më të mëdha të këngëtares Shkurte Fejza. Ajo ka 40 vjet në skenën muzikore shqiptare.
Kënga kurbetçare “Poçari”, e kënduar nga Ilir Shaqiri, është njëra ndër më të preferuarat e shqiptarëve që jetojnë larg atdheut.
Kënga e Adelina Ismajlit “Sajzeza” dëgjohet edhe sot. Kjo këngë ishte krijuar 19 vjet më parë në bashkëpunimin me grupin “Elita 5”.
Kurse “A vritet pafajësia” e Leonora Jakupit, e kënduar në vitin 1998, konsiderohet si sinonim me kohën e luftës në Kosovë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.