Pavarësisht përkushtimit tuaj, ju nuk mund të qëndroni në jetën e dikujt nëse ajo ose ai nuk ka më vend në zemrën e vet për ju.
Sado mundoheni që ta bindni ta rimendojë situatën, se në mos është ndonë ngërç i përkohshëm dhe jo një fund i vërtetë, kjo mund t’ju bëjë të bezdisshëm në sytë e saj.
Prandaj, ju duhet t’i ndiqni disa shenja që mund t’jua qartësojnë situatën, dhe të tërhiqeni për të mirën e saj:
Ajo ka shkëputur kontaktet – kjo shenjë mund të jetë serioze që ajo dëshiron të nisë një jetë të re pa ju.
Nuk është më kurioze për ju – dhe dita e saj vazhdon njëlloj sikur para se të ishit futur në jetën e saj.
Ndihet mirë me të tjerët por jo me ju – për shkak që mund të ketë ndjesi negative, ose ndoshta edhe indiferencë, e që do të thotë se tashmë zemra e saj ka lëvizur në tjetër drejtim.
Ka nisur të flasë me dikë tjetër – për shkak se dëshiron të shpërqendrohet apo nuk ia del të rrijë vetëm. Sidoqoftë, kjo është një shenjë që tashmë mund të jeni bërë i tepërt në jetën e saj, prandaj cdo insistim i juaji vetëm sa mund ta neverisë atë.
Nuk jua jep as edhe një sinjal – aq sa mendoni se tashmë jeni bërë i huaj për të, pasi që ju ka përjashtuar nga çdo e re rreth jetës së saj, familjes së saj e punës së saj.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.