Ndeshjet e fundit të ditës në Kupën e Botës 2026 nuk prodhuan fitues, me Arabinë Saudite dhe Uruguajin që barazuan 1-1, ndërsa Irani dhe Zelanda e Re zhvilluan një duel spektakolar që përfundoi 2-2, transmeton Klankosova.tv.
Në përballjen e Grupit H, Arabia Saudite kaloi në epërsi në minutën e 41-të me golin e Abdulelah Al Amri, ndërsa Uruguaji shmangu humbjen falë Maxi Araujo, i cili barazoi në minutën e 80-të.
Ndërkohë, në Grupin G, Zelanda e Re ishte dy herë në avantazh falë dygolëshit së Elijah Just (7' dhe 54'), por Irani reagoi në të dy rastet me golat e Ramin Rezaeian (32') dhe Mohammad Mohebi (64'), duke siguruar një pikë në ndeshjen e parë të Botërorit.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.