Pritjet i patën të gjata, andaj kohën u munduan ta kalojnë në forma të ndryshme.
Kjo pasi një sulm kibernetik ka prekur “Collins Aerospace”, një kompani amerikane që ofron teknologji dhe shërbime në fushën e aviacionit, duke pasur në shënjestër sistemet e check-in dhe imbarkimit.
Si pasojë e kësaj, është shkaktuar kaos në trafikun ajror dhe vonesa në disa nga aeroportet kryesore evropiane: atë në Londër, Bruksel dhe në Berlin, qysh nga mbrëmja e së premtes.
Këtë situatë e shpjegon edhe një ekspert i aviacionit, i cili e quan shqetësuese.
E gjithë kjo situatë ka ndikuar edhe te udhëtarët.
Ndërsa autoritetet punojnë për rikthimin e sistemeve, disa parti politike në Evropë kanë kërkuar që qeveritë të reagojnë dhe të hetojnë nëse pas këtij sulmi qëndron Rusia, duke kërkuar transparencë dhe masa të qarta nëse përfshirja konfirmohet. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=8bfzWdD5iR4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.