Lajmet e fundit

Nga toka angleze në atë gjermane, Harry Kane po vazhdon të bëjë atë që di më së miri – realizimin e golave.
Megjithatë, Kane po has në vështirësi kur po vjen puna te trofetë. Sulmuesi anglez akoma nuk e ka asnjë të fituar në karrierë.
Largimi i tij nga Londra në verën e vitit të kaluar ishte supozuar që do ta drejtonte nga ajo që po i mungon.
Por, disa herë golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit anglez duket se trofetë po frikësohen nga ai.
30-vjeçari ka realizuar 44 gola dhe ka kontribuar me 12 asistime në 45 paraqitje këtë sezon, duke përfshirë të gjitha garat.
Ndërkohë, klubi i tij, Bayerni i Munichut nuk e fitoi këtë sezon asnjë trofe për herë të parë që nga viti 2012.
Rasti i fundit për një trofe ishte Liga e Kampionëve, por edhe nga aty u eliminuan nga skuadra e Real Madridit në mbrëmjen e së mërkurës.
Ndërsa në Bundesligë, kampion u shpall Bayer Leverkuseni për herë të parë në histori të klubit, duke e prishur serinë e mahnitshme të bavarezëve.
Megjithëse, Kane do të ketë një rast tjetër këtë verë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani me kombëtaren e Anglisë.
Në Evropianin e kaluar, Kane ishte afër triumfit me kombëtaren angleze në këtë garë, pasi pësuan humbje në finale nga Italia, që është kampione në fuqi./Klankosova.tv.