Harry Kane është emri kryesor që e çoi Anglinë tutje në Kampionatin Botëror.
Kane me dy golat e tij e vulosi fitoren e "tre luanëve" kundër Kongos.
Por, skuadra e Thomas Tuchel nuk e nisi mirë ndeshjen pasi ishte në disavantazh nga minuti i 7-të deri në 75 -tën.
Golin e Kongos e realizoi Bryan Cipenga.
Anglezët nuk u dorëzuan deri në fund, duke e rikthyer rezultatin në 2:1 me golat e sulmuesit të Bayern Munchenit, transmeton Klankosova.tv.
Më 6 korrik, anglezët do të përballen me Meksikën në këtë fazë të garave.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.