Të mbijetuarit e kampit të përqendrimit në Auschwitz vizituan të martën vendin përkujtimor të kampit nazist në Gjermani, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Ish-të burgosurit madje vizitën e bënë me ca pjesë të uniformës së burgut të asaj kohe, raporton Klan Kosova.
Lulet u vendosën pranë asaj që njihet si Muri i Ekzekutimit apo edhe si Muri i Vdekjes, ku forcat gjermane qëlluan për vdekje mijëra njerëz, kryesisht polakë.
Në këtë ditë përkujtimi edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri homazhe viktimave.
Ai vendosi qirinj në Memorialin e Holokaustit në Kiev dhe tha se kjo ngjarje është një kujtesë se njerëzimi duhet të bashkohet për t'u mbrojtur nga urrejtja. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=BH25r5hgnf8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.