Kamera e sigurisë në shtëpinë e një çifti në Alabama të ShBA-së kapi momentin kur një ari u ngrit në dy këmbët e pasme dhe nisi të rrokulliste kazanin e plehrave drejt rrugës, por pa arritur ta çonte deri atje.
Banorët e Saralandit, Bryce dhe Breanna Hoven, postuan videon ku ariu shihet teksa qëndron mbi këmbët e tij, vendos putrat mbi dorezën e kazanit me rrota dhe e shtyn në një mënyrë që ngjan shumë me një njeri.
"Kushdo që u maskua si ari dhe na solli kazanin deri në rrugë, faleminderit", shkroi me shaka Breanna Hoven në rrjetet sociale.
Çifti sqaroi se ariu nuk e çoi kazanin deri në cep të rrugës. "Ai vazhdoi ta tërhiqte për rreth 15-20 metra poshtë rrugës dhe më pas e la në oborrin e fqinjëve, ku u ul dhe nisi të kërkonte ushqim", tregoi Bryce për televizionin WALA-TV, transmeton Klan Kosova.
Të nesërmen në mëngjes, ariu u përpoq sërish të arrinte kazanin, por këtë herë u pengua nga një shkallë dhe një karrige kopshti që e ndaluan në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=3Is3sPrLDxU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.