Zakonisht kur qentë janë të lodhur ose edhe kur duan të luajnë, ata shtrihen në shpinë dhe luajnë sikur kanë ngordhur. Por tani këtë duket se kanë filluar ta bëjnë edhe kuajt.
Kali i quajtur Pinto nga Veriu i Texas shpesh shtrihet në shpinë, i ngrit këmbët dhe pretendon sikur ka ndal së jetuari. Sipas pronares së tij, e cila dëgjohet duke folur në video, kjo gjë është shumë e turpshme, transmeton Klan Kosova.
Reagimet e këtij kali të mençur na kujtojnë me ato “joooo"-të e adoleshentëve kur mamaja tenton t’i zgjojë nga gjumi për të shkuar në shkollë.
https://www.youtube.com/watch?v=VVMXwkruidk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.