10.04.2017 · përditësuar para 3381 dite1 min lexim
Shkrimtari i madh shqiptar dhe botëror, Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në tetarin e Klan Kosovës, është pyetur për kritikat e fundit që në Kosovë e Shqipëri i janë bërë figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Kadare pohoi se këto goditje, që fatkeqësisht vijën nga Kosova e Shqipëria, janë turpi i madh i kombit shqiptar dhe ky gabim e turp duhet të rregullohet sa më parë që është e mundur.
“Goditjet kundër Skënderbeut, ose Nënë Terezës, por kryesisht Skënderbeut, janë një surprizë e keqe për kombin shqiptar që nuk e ka pritur që do të vinte kjo kohë. Skënderbeu u godit vjetëve të fundit, jo vetëm si hero i Shqipërisë, por si tradhtar. Është një turp që i ka ndodhur vendit tonë, të cilin duhet ta korrigjojë”, ka pohuar Kadare.
“Ndodhin turpe në jetën e kombeve, këtë duhet ta pranojmë dhe ne s’jemi të imunizuar nga kjo. Dhe kjo do të mbahet si histori turpi dhe asgjë tjetër. Fakti që ka ndodhu në Kosovë e Shqipëri, aq më keq, pasi kjo nuk ka ndodhur në Europë, për fat të mirë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.