Pak kush e mendoi se Dimal Basha do të ulej në karrigen e kryeparlamentarit.
Por, duket se edhe vet u befasua kur sot u propozua për ministër të Infrastrukturës në kabinetin “Kurti 3”
Veçse ky dikaster u mendua të ndahet e pjesa e Mjedisit të drejtohet nga një tjetër bashkëpartiake e Bashës.
Në vend të Faton Pecit tek ajo e Bujqësisë u propozua Armend Muja derisa pozitën Fikrim Damkës, me dy aktakuza që u propozua si zv.kryeminitër për pakica e ka Sejnur Veshall.
Kolegia e tij nga kabineti i kaluar, Donika Gervalla, synoi të marrë atë të Ministrës së Drejtësisë derisa si zv.kryeministër Glauk Konjufca, të udhëhiqte diplomacinë.
Andin Hoti do ta drejtonte Ministrinë e re të Familjes e Mirëqenies Sociale, ndërsa Lulëgzon Jagxhiu atë të Administratës Publike dhe Dixhitalizimit.
Avni Zogjanit iu besua ta zëvendësojë Arbërie Nagavcin në Arsim e Shkencë, derisa Fatmir Spahiu u përzgjodh për Kulturë e Turizëm,
Sportin e Rininë që u ndanë nga ky dikaster do t'i drejtonte Blerim Gashani, kurse Rasim Demiri Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Mimoza Kusari-Lila do ta linte legjislativin e do shkonte te Tregtia, pozitë që më parë e mbajti Rozeta Hajdarit.
Nenad Rashiq që është i vetmi serb në listë, do vazhdonte si i pari për Komunitete e Kthim.
Në postet e pandryshuara mbeten: Hekuran Murati në Financa, Xhelal Sveçla në Punë të Brendshme, Ejup Maqedonci në Mbrojtje, Arben Vitia në Shëndetësi dhe Artane Rizvanolli në Energji.
Këta e përmbushin numrin e 20 ministrive që është 4 më shumë se në mandatin e kaluar./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=7xRNnzssZoI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.