Uinston Blakmor ka 27 gra dhe 145 fëmijë.
Por poligami më i madh i Kanadasë nuk e mbështet legalizimin e poligamisë. Mediat vendase shkruajnë se ndaj tij pritet të ngrihet për të tretën herë akuza për poligami.
59-vjeçari ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra. Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin. Ai vetë është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën, shkruan gazeta Shekulli.
Blakmor u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para trupit gjykues.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.