Lajmet e fundit

Juventusi është një hap larg transferimit të Felipe Andersonit, si lojtar i lirë.
Kështu të paktën ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili theksoi se Zonja e Vjetër tashmë i ka dërguar propozim kontrate anësorit brazilian.
Marrëveshja verbale në mes dy palëve është në fazën përfundimtare, dhe kanë mbetur të zgjidhen vetëm detajet.
Andersoni ka kontratë të vlefshme me skuadrën e Lazios, vetëm deri në qershor të këtij viti dhe më pas mund të shkojë në Torino si transferim i lirë.
Braziliani këtë sezon ka zhvilluar 43 paraqitje, teksa ka realizuar tre gola dhe shtatë asistime. /Klankosova.tv.