Lajmet e fundit

Çerekfinalisti i parë i Kupës së Italisë, është fituesi aktual i këtij trofeu.
Juventus e deklasoi Cagliarin me rezultat 4-0, raporton Klankosova.tv.
Serbi Dusan Vlahovic e hapi serinë e golave, në fund të pjesës së parë.
E në fraksionin e dytë, "Zonja e Vjetër" shpërtheu edhe më shumë, duke realizuar edhe tri herë të tjera.
Reprezentuesi i Holandës, Teun Koopmeiners, dyfishoi avantazhin në minutën e 53-të, derisa portugezi, Francisco Conceicao, i dha fund shpresave të mysafirëve, kur e çoi rezultatin në 3-0, dhjetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, njofton Klankosova.tv.
Por deri në fund, pati kohë edhe për një gol, të cilin e shënoi futbollisti nga Argjentina, Nicolas Gonzalez.
Në këtë kompeticion, nesër janë në kalendar edhe dy ndeshje.
Roma dhe Atalanta do të kenë punë me skuadra nga një rang më i ulët i garave, pasi presin Sampdorian, respektivisht Cesenan që luajnë në Serie B.
Ndërkohë e enjtja është e rezervuar për sfidën elitare, Inter – Udinese!
[caption id="attachment_2456653" align="alignnone" width="2000"]
Kupa e Italisë transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion[/caption]
Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse edhe ligat kryesore sportive të vendit e ato kryesoret në botë, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP KOSOVA 3, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!
[caption id="attachment_2456684" align="alignnone" width="2000"]
Ofertë spektakolare nga Art Motion[/caption]