Lajmet e fundit

Nguyet Phuc është një vajzë që ka lindur pa krahë.
Por ajo mund të vazhdojë jetën normalisht (në kuptimin se sa normal mund të jetohet pa krahë), falë këmbëve.
Ajo ëndrron që një ditë të jetojë vetëm dhe qetë në fshatin e saj në Vietnam, transmeton Klan Kosova.
Për momentin Nguyet jeton së bashku me prindërit e saj.
Nguyet mund të bëjë vetë detyrat e shtëpisë, të kujdeset për nipin dhe mbesën si dhe të ndihmojë familjen e saj.
Më poshtë mund të shikoni disa prej fotografive të Nguyet dhe mund të mësoni më shumë rreth jetës së saj.