Koreja e Veriut është vendi më i paeksploruar në botë. Ajo që dihet botërisht është që në këtë vend ka një diktaturë të ashpër dhe një shoqëri shumë e militarizuar, ndonëse është epoka e internetit.
Ushtria e Koresë së Veriut ka 1.2 milionë ushtarë dhe kështu është ushtria e katërt më e madhe në botë, transmeton Klan Kosova.
Shërbimi ushtarak është 10 vjet i detyrueshëm për meshkujt (më pak në rast që ata shkojnë në universitet) dhe që nga viti 2015 është bërë i detyrueshëm edhe për gratë.
Reuters së fundmi i ka publikuar disa fotografi të rralla të ushtrimeve dhe trajnimeve të ushtarëve të Ushtrisë së Koresë së Veriut.
Më poshtë mund t’i shikoni disa prej këtyre fotografive.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.