Kënga “Chaje Shukarije” e këngëtares së famshme rome Esma Rexhepova do të vijë së shpejti në versionin modern, e përcjellë nga zëri i këngëtares kosovare Jehona Sopi.
Refreni i kësaj kënge do të jetë në gjuhën rome, ndërsa pjesa tjetër e tekstit është përshtatur në gjuhën shqipe.
Esma Rexhepova njihet si ikonë e muzikës rome në Ballkan. Ajo ka adoptuar 47 fëmijë, të cilët i ka shkolluar në shkolla të njohura botërore.
Ndërsa Jehona Sopi me këtë bashkëpunim do t’i kthehet skenës muzikore pas katër viteve pauzë.
Prive ju sjell storien për këtë bashkëpunim.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.