Japonia, një vend që njihet për saktësinë dhe etiketat e veçanta, ka vendosur zyrtarisht një emër të ri për ditët me nxehtësi ekstreme, pas verës rekord që përjetoi vitin e kaluar.
Termi i ri është "kokushobi", i cili në media po përkthehet si "ditë mizorisht e nxehtë" ose "brutalisht e nxehtë". Ky emërtim do të përdoret specifikisht për ditët kur termometri shënon 40°C ose më lart.
Fjala e re për mot edhe më të nxehtë vjen pasi nxehtësia rekord goditi Japoninë vitin e kaluar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Vera e vitit 2025 ishte më e nxehta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1898 - me temperatura mesatare në të gjithë vendin 2.36 gradë Celsius mbi mesataren.
Temperaturat arritën mbi 40 gradë Celsius për nëntë ditë midis qershorit dhe gushtit, me një kulm të ri kombëtar prej 41.8 gradësh në qytetin e Isesaki-t. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.