Japonia ka hequr ndalesën 67-vjeçare të vallëzimit në publik për kënaqësinë e qeflinjve të jetës së natës.
Kjo rregullë ndalon vallëzimin publik përveç nëse vendi ka një licencë e edhe te lokalet e licensuara vallëzimi duhet të ndalojë në mesnatë.
Ky ligj erdhi në fuqi pas Luftës së Dytë Botërore për të goditur hapësirat e vallëzimit që ishin shndërruar në vatër të prostitucionit, transmeton Klan Kosova.
Që atëherë, Japonia është shndërruar në një shtet të zhvilluar por vallëzimi ka mbetur i ndaluar për dekada të tëra.
Pavarësisht ligjit, vallëzimi madje edhe pas mesnate, është toleruar në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.
Për fat të mirë, adhuruesit e jetës së natës së shpejti do të jenë në gjendje të festojnë pasi muzikanti japonez, Ryuichi Sakamoto, bëri thirrje për heqjen e ndalimit dhe mblodhi 150,000 nënshkrime.
Ligji i ri u miratua në fund të javës së kaluar dhe do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
Deri atëherë, vallëzimi natën vonë do të mbetet ilegal.
Heqja e ndalimit ishte pjesërisht për shkak të Olimpiadës së ardhshmepasi Qeveria vendosi që të marrë hapat e domosdoshme për të siguruar që vizitorët të kenë sa më shumë argëtim gjatë qëndrimit të tyre.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.