Lajmet e fundit

Alexey 31 vjeçar dhe Irina Mironov 29 vjeçare, po shkonin në Sydney në Melbourne në natën e 13 marsit, kur së fundmi e panë arushin për të cilin çifti rus thotë se e kishin si fëmijë.
Mironov thotë se ai dhe gruaja e tij Irina, ishin shumë të lidhur me këtë arush dhe se shpesh luanin bashkë. Arushi ka të veshur një triko të kaltër të çelur në të cilën janë të thurura dy zemra.
Arushi besohet të ketë humbur në vendin e quajtur Hume Highway dhe çifti ka shpërndarë rreth 31 njoftime në atë zonë. Arushi ishte dhurata e parë që Alexey Mironov ia dha gruas së tij kur ata ishin njoftuar 10 vjet më parë, dhe ky arush ka qëndruar me ta gjatë tërë kohës.
Ka udhëtuar në 17 vende, përfshirë Kubën, Turqinë, Uzbekistanin dhe Zvicrën.