Siç konfirmohet edhe nga libri i Rekordeve Botërore Guinness, gruaja më e vjetër e gjallë në botë, është italianja Emma Morano.
Kjo zonjë është e vjetër plotë 116 vjet jetë, ndërkaq Morano poashtu u pyet edhe për çelësin e jetëgjatësisë së saj, ku tha se të ngrënit tre vezë të përpunuara në ditë ka merita të mëdha i të të jetuarit gjatë dhe shëndetshëm.
Sipas Emma-së, duke iu referuar ngrënies së vezëve thotë se asaj qysh në moshën e adoleshencës i ishte rekomanduar konsumimi i tyre për shkak të gjendjes shëndetësore anemike që kishte, njofton Klan Kosova.
Zonja më e vjetër në botë, sekretin tjetër të jetëgjatësisë e zbuloi duke iu falënderuar jetës që nuk i dha dot hapësirë për të njohur dashurinë e saj të vërtetë.
Morano, kishte një martesë por jo të shëndetshme madje i dha fund asaj qysh në vitin 1938, e për të mos u martuar më asnjëherë, njofton Klan Kosova.
116 vjeçarja Emma Morano nga Verbania e Italisë, tha se të ngrënit vezë dhe të qenit beqare është çelësi kryesor i të qenit shëndosh dhe jetëgjatë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.