Nëse mendoni se dimri i fortë ka arritur në qytetin tuaj, fotografitë nga Oymyakon, Rusi, ju njohin me fshatin me të ftohtë në tokë. Me temperaturën më të ulët -71.2 gradë celsius e cila u regjistrua në vitin 1924, e tani deri në -50 për muajin janar, ky fshat është më i ftohti në vend i banuar përgjithmonë në këtë planet.
Fotografi nga Zelanda e Re, Amos Chapple, vendosi të shkojë në një udhëtim dy-ditor nga Yakutsk, qyteti më i ftohtë në tokë, për të kapur atë që ndodh nga jeta e përditshme në Oymyakon.
“Unë isha i veshur me pantallona të hollë kur e kam parë se jashtë ishte -47 gradë celsius. Më kujtohet ndjenja kur i ftohti mbërtheu këmbët e mia, dhe pështyma ime herë pas herë ngrinte duke u bërë si gjilpëra që shponin buzët e mia”, ka thënë fotografi për weather.com, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.