Lajmet e fundit

Nicholas Sparks
Fati është në yje
Shqipëroi: Taulant Hatia
Botimet: “Bota Shqiptare”
Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm, të paktën deri kur para syve i merr formë një pamje, fillimisht e paqartë, pastaj përherë e më e ëmbël: pamja e gruas së tij të dashur Ruthit.
Ajo e nxit të rezistojë, e mban gjallë duke i treguar historitë që i kanë bashkuar për më shumë se pesëdhjetë vjet: çaste të bukura e të trishtuara, pasione dhe keqardhje, dashuri pa fund. Ai e di që Ruthi nuk mund të jetë aty, por kapet fort pas kujtimeve, emocioneve, fjalëve që shkëmbejnë bashkë.
Marmaduk Piktholl
Orët e para
Shqipëroi: Edvin Cami
Botimet: “Qendra Studimore Fetare Erasmus”
Ky roman dashurie dhe gjakderdhjeje, ngjarjet e të cilit zhvillohen në ditët dramatike të fundit të Perandorisë Osmane, përshkruan botën e zënë si në kurth mes islamit dhe epokës moderne. Kamrudini është një ushtar i thjeshtë nga Maqedonia, i gjendur pa dashje mes konspiracionit të turqve të rinj për të rrëzuar Sulltanin.
Një romancë me një vajzë nga haremi i një pashai e vë atë para një zgjedhjeje të dëshpëruar: t’i bashkohet Xhihadit në malet e Ballkanit apo të gëzojë dashurinë e vet dhe mbrojtjen e zyrtarit të lartë perandorak. Rënia e Turqisë së vjetër, mes shkëndijave të lindjes së një kombi të ri, është përshkruar në mënyrë të shkëlqyer, ashtu sikurse edhe humori dhe natyra e hareshme e fisnikëve të institucioneve osmane që po bien nën goditjet e rënda të pushtimit dhe të rebelimit të brendshëm./ Gazeta-shqip