Teksa jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në emisionin “Ora e Pasdites” ka qenë i fituar teologu Fitim Flugaj, i cili ka folur për shumëçka rreth këtij muaji.
Flugaj ka treguar se çfarë do të thotë nëse një njeri nervozohet sa është duke agjëruar.
“Agjërimi është që ta largojë nervozën, edhe nga individi edhe nga shoqëria. Agjërimi përcjell një qetësi shpirtërore, një paqe me vetën, Zotin, dhe nëse njeriu nuk e merr agjërimin në këtë formë pra së pari duhet të agjërojë me trurin e vet, me shpirtin, me zemrën, e pastaj edhe të gjitha gjymtyrët duhet përfshihen në agjërim. Nëse kjo nuk ndodh, ai nuk ka arritur qëllimin e agjërimit, sepse qëllimi i agjërimit është të arrihet devotshmëria”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
“I devotshmi nuk njeh ashpërsinë, nuk njeh zemërimin”.
https://www.youtube.com/watch?v=PfoYBpzTr8o
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.