Arritja e armëpushimit në mes Iranit e IZraelit e impresionoj fort një kongresmen amerikan.
Republikani Buddy Carter menjëherë u dërgoi letër në Norvegji duke e nominuar presidentin e tij Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe.
Këtë e arsyetoi me ndërmjetësimin e shefit të shtëpisë së bardhë për arritjen e paqes historike në mes iranianëve dhe izraelitëve.
Fjalë të mira presidentit Trump i dërgoi edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.
Për armëpushimin foli edhe kancelari gjerman, Fridrich Merz në Bundestag.
Për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit, reagim pati edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdgan.
Ai, e mirëpriti atë, por e njëjta kërkoi që të zbatohet edhe në Gaza e të mos pengohen ndihmat. Ndërkaq, rusët janë më skeptic.
Presidenti Trump deklaroi të martën se Putin i kishte telefonuar dhe ofruar ndihmë rreth Iranit.
Ky i ishte përgjigjur se nuk I duhet ndihmë tek iranianët por atij I duhet ndihmë për të ndalur vdekjet në Ukrainë.
https://www.youtube.com/watch?v=nc1SmZuao8c
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.