Një aziatik nga Zelanda e Re, është refuzuar në aplikacionin për pasaportë, pasi që sistemi softuerik që e realizon fotografinë, nuk e ka pranuar atë për shkak të syve.
Sistemi ka dërguar një mesazh duke lajmëruar për gabimin, me përshkrimin se sytë e Richard Lee, ishin të mbyllur, por në fakt ata ishin qartazi të hapur.
Lee është një DJ dhe student i aeronautikës, i cili e kishte dërguar aplikacionin bashkë me një foto online, në Departamentin e Punëve të Brendshme në New Zeeland.
“Nuk e kisha problem aspak. Gjithmonë kam pasur sy të vegjël dhe teknologjia është shumë e re dhe e pa-sofistikuar për t’i njohur të gjitha tiparet e fytyrës time”, ka thënë 22 vjeçari për Reuters, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.