16.02.2016 · përditësuar para 3795 dite1 min lexim
Një fermer me probleme mendore në Kinë, i ka kaluar dhjetë vite të jetës së tij duke ndërtuar një shtëpi shtatë katëshe me baltë e me gur.
Sipas medieve kineze, Hu Guangzhou, e ka ndërtuar këtë shtëpi për vëllezërit e tij. Mirëpo për fat të keq të dy vëllezërit e Guangzhou kanë ndërruar jetë para dhjetë vitesh, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht se zyrtarët lokal e fqinjtë e tij kishin tentuar që t’i shpjegonin që vëllezërit më nuk i jetonin, Guangzhou kishte refuzuar që të besonte në këtë gjë.
Forma e shtëpisë të cilën e ka ndërtuar ai është krahasuar me shtëpinë e famshme të shkatërruar në filmin e animuar, Howl’s Moving Castle.
Edhe pse shumë persona janë të shqetësuar për sigurinë e shtëpisë së Guangzhou, askush nuk ka zemër që t’ia rrënojë atë.
Raportohet se fermerit i’u është dashur pesë vjet vetëm që ta rregullojë bazamentin e shtëpisë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.