Lajmet e fundit

Indeksi Global për Paqe 2016, është botuar kohëve të fundit nga Instituti për Ekonimi dhe Paqe duke zbuluar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.
Edicioni i 10-të vjetor i raportit, i cili u lirua më 8 qershor, rendit 163 vende në bazë të niveleve të tyre të paqes dhe prezantoi gjetjet në një hartë interaktive me ngjyra-koduar.
Për çdo shtet është lëshuar një rezultat i nivelit të qetësisë në vend, diçka e tillë e përcaktuar nga analiza e 23 faktorëve në këto tri kategori:
Niveli i sigurisë dhe jorrezikshmërisë në shoqëri e në familje.
Niveli i sigurisë dhe jorrezikshmëria nga konflikti ndërkombëtar.
Niveli i sigurisë dhe jorrezikshmëria ndaj militarizimi.
Islanda pretendon titullin më të lakmuar si vendi më i sigurtë në botë, duke qëndruar si vend evropian për mungesë të konflikteve të brendshme dhe ndërkombëtare si dhe gjendjen e qetë të shoqërisë së saj.
Danimarka, një tjetër vend nordik që zë vendin e dytë, ndërsa Austria është vendi i tretë më i sigurt në botë, përcjellë Klan Kosova.
Këtu janë 11 vendet më të sigurta në Tokë, së bashku me rezultatet e tyre përkatëse të nivelit të rendit të qetësisë në publik:
11. Finlanda - 1.429
10. Sllovenia - 1.408
9. Japonia - 1.395
8. Kanadaja - 1.388
7. Zvicwra - 1.37
6. Republika Çeke - 1.36
5. Portugalia - 1.356
4. Zelanda e Re - 1.287
3. Austria - 1.278
2. Danimarka - 1.246
1. Islanda- 1.192