18.05.2016 · përditësuar para 3702 dite1 min lexim
Një vajzë e vogël, e guximshme ka filluar që të shkojë në shkollë si një djalë, pasi thoshte se nuk ndjehej aspak rehat sikur vajzë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Shane Oliver nga Anglia, i ka prerë flokët e gjata, i ka hequr të gjitha fustanet dhe e ka ndërruar emrin e saj Shanicee në “Shane”.
Për gjashtë vjet ai ishte i ngujuar në trupin e tij prej vajze, mirëpo thellë brenda ndjehej djalë.
Ai thotë se kur ka filluar të vishej si djalë në shkollë, ka pasur përkrahjen e të gjithë miqve të tij. Që kur kishte qenë 6-të vjeç, ai i kishte thënë nënës së saj se donte të mos vishte më fustane.
Ndërsa, nëna e Shane, që kur kishte qenë një vajzë e vogël e kishte vërejtur se asaj s’i pëlqente të luante me kukulla e me lojëra vajzash, mirëpo vetëm me gjëra djemsh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.