Lajmet e fundit

25 Maji 2024 ishte dita kur Armend Thaqi, Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi po festonin titullin e tretë kampion me Ballkanin, në Superligën e Kosovës.
Dy muaj më pas, kjo treshe kaluan në turin e tretë kualifikues në UEFA Europa Conference League, me skuadrat e reja, njofton klankosova.tv.
Thaqi e Korenica me fitore spektakolare 5-0 ndaj Nemait të Bjellorusisë, e prenë biletën për duelin ndaj izraelitëve të Maccabi Petah Tikva, ku fituesi shkon në Play Off. Madje Korenica shënoi edhe një gol spektakolar.
Nga ana tjetër, Nazmi Gripshi me Astanan kanë eliminuar Milsamin e Moldavisë, derisa në raundin e tretë i presin rumunët e Corvinul Hunedoara.
Kjo ish-treshe fantastike e kampionëve të Kosovës, në dy sezonet e kaluara luajtën në Grupet e Ligës së Konferencës evropiane me Ballkanin, kurse tani të njëjtën gjë kërkojnë ta bëjnë edhe me skuadrat e reja.
Njejtë edhe “Xhebrailat” vazhdojnë ta kërkojnë suksesin e tillë për të tretin vit radhazi, pasi gjenden në fazën e njejtë me Astanan e Clujin. Suharekasit do të ndeshen me FC Larnen e Irlandës së Veriut, raporton klankosova.tv.
Edhe ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi me skuadrën e re po vazhdon garën në Evropë. Sparta e Pragës do ta kërkojë finalen e PlayOff-it në Ligën e Kampionëve në duel me Steauan e Bukureshtit, kurse aktualisht në minimumin e mundshëm i kanë siguruar grupet e Conference League.
Gjatë këtyre tre sezoneve të fundit dominim në futbollin e Kosovës, Ballkani ka qenë edhe eksportues i vazhdueshëm i futbollistëve drejt ligave më të forta, por pa e penguar rrugën e tyre drejt triumfeve.
Në edicionin e fundit, portokall e zinjtë u shpallen kampion dhe fituan Kupën e Kosovës.