Bibliotekarët në kolegjin Lady Margaret Hall të Universitetit të Oksfordit thanë "gjithçka është falur" pasi një ish-student ktheu tre libra që ishin me 20 vjet me vonesë.
Kolegji britanik tha në mediat sociale se librat -
Anatomy of Abuses, An Historical Introduction to the Marprelate Tracts dhe Religion and Politics in the Life of Oliver Cromwell - u kthyen së bashku me një shënim falje nga ish-studenti.
Shënimi i shkruar me dorë i bashkëngjitur thoshte se ai i kishte marrë librat si student universitar 20 vjet më parë dhe se u rizbuluan së fundmi teksa po renditnin kutitë me libra.
"Ju lutem më falni", thuhej në shënim.
Postimi thoshte se bibliotekarët ishin mirënjohës për kthimin.
"Më mirë 20 vjet me vonesë sesa kurrë. Ky shënim dhe tre libra të vonuar të Bibliotekës LMH iu dorëzuan bibliotekarit tonë këtë javë. Faleminderit dërguesit që i solli në shtëpi në fund - është i falur!" bëhet e ditur në postimin e universitetit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.