Trajneri i futsallit nga Kosova, Arben Simitçiu ka marrë drejtimin e ekipit International Kadan nga Çekia që garon në superligën e futsallit.
Simitçiu është sjellë në klub me kërkesën e presidentit të International Kadan me idenë për ta çuar ekipin drejt sukseseve të reja dhe synimi është tre vendet e para dhe inkuadrimi në playoff në sezonin e ardhshëm.
Trajneri, që më parë ka udhëhequr ekipin Sparta Praga duke fituar të gjitha trofetë, ka udhëhequr edhe ekipin e Feniksit me të cilin kishte arritur rezultat historik në Ligen e Kampionëve, teksa për 2 vite me sukses e udhëhoqi edhe kombëtaren e Kosovës në futsall.
Ai është trajneri i vetëm shqiptar me licencën më të lartë në sportin e futsallit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.