Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën meksikane, Monterrey, njofton Klankosova.tv
38 vjeçari ka qenë pa klub që kur u largua nga Sevilla, kur kontrata e tij skadoi në fund të 2023-24.
Por Ramos ka zgjedhur numrin 93 për nder të barazimit të tij ikonik në minutën e 93-të kundër Atletico Madridit në finalen e UEFA Champions League të vitit 2014.
Ramos e filloi karrierën e tij me Sevillan, por u largua për në Real Madrid në vitin 2005 dhe kaloi 16 vjet në Bernabeu.
Gjatë kohës së tij me Los Blancos, Ramos ngriti 22 trofe, duke përfshirë pesë tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.
Ramos u largua nga Reali për në Paris St-Germain me një kontratë dyvjeçare në 2021 dhe u kthye në Sevilla në 2023.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.