Një i moshuar ka vendosur që 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ta presë në sheshet e Prishtinës, për të parë nga afër pjesëtarët e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës gjatë parakalimit të tyre tradicional.
Për A2news, ai deklaroi se është veshur për t’i ngjarë Isa Boletinit, e madje tha se me vete ka edhe koburen, siç e kishte edhe Boletini.
“I përngjaj Isa Boletinit se edhe ai e ka bart koburen, e edhe unë e kam. E falënderoj policinë që s’ma morën”, tha ky qytetar.
Ndër të tjera, ai tha se kurrë më i kënaqur s’ka qenë se sot. Ndërsa shprehu dëshirën e tij për bashkim me Shqipërinë. “Sa të jem gjallë, shpresoj të bashkohemi me Sali Berishën, me Shqipërinë”, tha ai.
Për Asociacionin, ai tha se shpreson që Kurti të mos lëshojë pe. /Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.