Një grua ka zbuluar "fytyrën e saj të re" pasi iu nënshtrua 43 procedurave kozmetike për t'u dukur si një kukull Barbie.
Dalia Naeem, 29 vjeç, e lindur në Bagdad, thuhet se ka shpenzuar mijëra dollarë për transformimin e saj tronditës për t'u dukur si personazhi ikonë.
Dalia zbuloi pamjen e saj të fundit përmes një videoje në rrjete sociale. Disa i komentuan 'Zombie', të tjerë 'Devil Barbie', por pati edhe nga ata që mbetën të magjepsur nga pamja dramatike e Dalias, dhe ajo tani ka më shumë se 996 mijë ndjekës në Instagram dhe 43 mijë e 900 të tjerë në TikTok, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv
Muajt e fundit, ylli i rrjeteve sociale mendohet se i është nënshtruar disa procedurave estetike, si mbushja e buzëve dhe një operacion për zmadhimin e gjoksit.
Dalia është një prezantuese dhe aktore e cila ka luajtur në shfaqje televizive në vendin e saj. Ajo jeton në distriktin Adhamiyah të kryeqytetit irakian.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.