Qëndrimi në këmbë ashtu si edhe kolonat, mund të përballohen më lehtë tash e tutje.
Të gjithë udhëtarët që hipin nëpër autobusët e Trafikut Urban në kryeqytet, do të mund të përdorin internetin falas, pasi të njëjtit do të pajisen me WI-FI.
Një risi e tillë që pritet të jetësohet në vazhdim, po thuhet se u hynë në punë të gjitha moshave.
Një lajm i tillë po mirëpritet nga kryeqytetasit, por se duhet pasuar me shtrirjen e linjave të reja.
Përmes kësaj iniciative pritet të ulet edhe përdorimi i veturave. Paralajmërimin për internetizim që nuk është risia e vetme e dha të dielën i pari i kryeqytetit.
Krejt kjo në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për të bërë sa më praktik qarkullimin brenda kryeqendrës.
https://www.youtube.com/watch?v=SCuvorHH_kI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.