Nëntë muaj të këtij viti kaluan pa harxhuar asnjë cent.
Ministria e Bujqësisë e ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal nga janari deri në shtator kanë 0% shpenzime në investime kapitale sipas raportit të Thesarit. Për Sejdi Hoxhën profesor ekonomie, kjo lidhet me keq-planifikimin nga këto dikastere.
Mungesën e investimeve, sikur shpenzimin veç 18% të buxhetit nga ekzekutivi e kritikon edhe shoqëria civile.
Për mos harxhimin e mjeteve në 1/3 e vitit, ministri Elbert Krasniqi fajin e hedh te pushtetet lokale, e Faton Peci si ministër i Bujqësisë tha se investimet nga dikasteri që drejton preferohet të ndodhin në tremujorin e fundit të vitit.
Në top 3 të ministrive që shpenzuan më shumë në këtë kategori janë: Ministria e Jashtme me 60%, ajo e Mbrojtjes me 55 dhe e Brendshme me 44%.
https://www.youtube.com/watch?v=8ut1udQ_gqA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.