Lajmet e fundit

Një ndeshje tejet interesante e pret të shtunën sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.
Skuadra e tij Mallorca do të ndeshet me Real Madridin.
Loja do të luhet në "Estadi Mallorca Son Moix", nga ora 18:30.
Në një intervistë ekskluzive për Artmotion, Muriqi tha se është i gatshëm për përballjen me "mbretërit".
"Jemi duke u përgatitur për këtë lojë dhe besoj që do të dalim në ditën e lojës do të jemi 100 përqind të koncentruar për lojë", tha ai në intervistën për Artmotion.
"Pirati" u shpreh se kur e di se në stadium ka tifozë nga Kosova është edhe më i motivuar për lojë.
29-vjeçari pati shënuar në përballjen e kaluar pati shënuar gol në "Santiago Bernabeu".
Intervista është zhvilluar nga drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu./ Klankosova.tv