Lajmet e fundit

Interi thuhet se ia ka vënë sytë mbrojtësit të djathtë të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, i cili mund të largohet nga “Old Trafford” për 15 milionë euro.
Zikaltërit po kërkojnë një zëvendësues të mundshëm për Denzel Dumfries duke pasur parasysh se holandezi do të largohet nga San Siro në verë nëse ai nuk e zgjat kontratën e tij përtej 2025.
27-vjeçari thuhet se ka kërkuar një kontratë të re pesë milionë euro në vit para fundit të vitit 2023, por përfaqësuesit e tij kanë ulur kërkesat e tyre në bisedimet e fundit me drejtorët e Interit.
Që nga sot, e ardhmja e Dumfries mbetet e pasigurt dhe La Gazzetta dello Sport raporton se 26-vjeçari Wan-Bissaka është ndër objektivat e ekipit nga Milano për të zëvendësuar holandezin, së bashku me Michael Kayode të Fiorentinës.
Sipas gazetës italiane, mbrojtësi i Djajve të Kuq është një objektiv më i lehtë pasi ai do të jetë në dispozicion për jo më shumë se 15 milionë euro në verë.
Ëan-Bissaka ka bërë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke luajtur 1.574 minuta për Manchester United.
Kontrata e tij në Old Trafford skadon në qershor 2025, dhe siç raportojnë mediat italiane drejtorët e Interit kishin zhvilluar tashmë bisedime me agjentët e tij në verën e kaluar.