Interi ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër para sezonit të ri.
Yann Sommer, Stefan de Vrij, Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian pritet të largohen nga kampionët e Italisë, pasi nuk janë më pjesë e planeve të klubit.
Katër veteranët kanë qenë ndër figurat më të rëndësishme të Interit në vitet e fundit, duke dhënë një kontribut të madh në sukseset e zikaltërve në Serie A dhe në garat evropiane.
Me largimin e tyre, Interi synon të ulë mesataren e moshës së skuadrës dhe të hapë një kapitull të ri, duke investuar te futbollistë më të rinj për të ndërtuar ekipin e së ardhmes./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.