Lajmet e fundit

Kampioni i Serie A, Inter, e ka prezantuar fanellën e re me të cilën do t'i luajë ndeshjet si vendas në edicionin e ri.
Kjo fanellë është historike, pasi që ka dy yje në gjoks.
“Inter dhe Nike janë të kënaqur të prezantojnë fanellën e re të ekipit të parë për sezoni 2024/25. Fanella, e cila pritet të bëhet ikonë, risjell simbolin trengjyrësh dhe, për herë të parë, Yllin e Dytë historik”.
“Fanella e re i referohet të kaluarës së lavdishme të klubit në zonën e gjoksit, por, mbi të gjitha, ajo përfaqëson ambiciet e tij për të ardhmen”.
“Videoja heroike përfundon me vargun “Yjet, fillimi”, duke theksuar aspiratën dhe dëshirën e klubit për të përballuar dhe kapërcyer çdo sfidë që qëndron në pritë”, thuhet në një deklaratë.
Sivjet "Nerazzurët" e fituan titullin e 20-të në histori të klubit.