Lajmet e fundit

Drita është duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0 në derbin e javës së 11-të të Superligës.
Ishte Krasniqi ai që e shënoi golin e parë për “Intelektualët” nga pika e bardhë në minutën e 22-të të takimit.
Ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishte Dabiqaj ai që e dyfishoi epërsinë, njofton Klankosova.tv.
Ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës mund ta ndiqni LIVE në Art Sport 1.