Në imazhet më poshtë, mund të shihni dy persona që mund t’ju inspirojnë që të arrini cdo gjë që doni në jetë.
11 vjeçari Gao Zhiyu dhe 33 vjeçari Chen Zhou nga Kina, kanë ngjitur shkallët e malit të famshëm Qingdao. Në këtë mal që është 1130 metra i gjatë, ata ia arritën të ngjiteshin pavarësisht se asnjëri nga ta nuk ka këmbë.
Chen i kishte humbur këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç dhe që atëherë ka udhëtuar në 700 qytete kineze dhe ka ngjitur mbi 100 male. Ai i ka bërë ftesë 11 vjeçarit Gao që t’i bashkëngjitet në aventurën e tij të fundit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.