Nga toka do të mund t’i afrohen e ta filmojnë, por nga qielli jo më.
Për të siguruar pamje të Korporatës Energjetike të Kosovës e për të fluturuar mbi të nga tash e tutje nevojitet leje e veçantë.
Kjo meqë hapësirën ajrore të KEK-ut, KFOR-i përmes një vendimi e ka shpallur zonë të ndaluar për fluturime, veçanërisht për dronët pa pilotë. Për këtë ka arsye të fortë, njofton Klankosova.tv.
“Duke pasë parasysh që infrastruktura e KEK-ut prodhon një produkt elementare për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik për këtë kemi pas disa shkelje me dron pa pilot në kohët e fundit ka pas edhe konfiskime të tyre si pasojë kemi zhvillu edhe takime i kemi njoftuar edhe ka ardh që KFOR-i ta marr vendimin ta bëjë zonë të ndaluar”, ka thënë Skender Bucolli, zëdhënës në KEK.
Kërkesën Bucolli theksoi se verbalisht e bënë vetë duke u mbështetur në Ligjin për infrastrukturën kritike që parasheh ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve jetike kombëtare.
Perimetri për të cilin vlen kjo urdhëresë nuk është i vogël. Skender Bucolli kërkon nga qytetarët që ta respektojnë këtë vendim i cili hyri në fuqi nga 1 shtatori. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=qx7QcLTzY34
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.