Një punonjëse e spitalit në Chicago të Shteteve të Bashkuara, i ka shfrytëzuar paratë e saj që t’i bëjë fëmijët e sëmurë të ndjehen më mirë gjatë festave.
Gjatë tetë viteve të kaluara, Jessie Tendayi, kishte punuar me turne shtesë që të kursente paratë e ta përmbushte misionin e saj.
“Mua më sjellë gëzim, e po ashtu ju sjellë gëzim edhe fëmijëve. Unë po e bëj diferencën”, ka thënë ajo, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ajo dhe bashkëshorti i aj Wendell, ishin shpërngulur në Chicago para 19 vitesh nga Zimbabwe. Ata nuk kanë fëmijë.
Tendayi kishte filluar me këto dhurata në vitin 2009, duke dhënë 100 lodra për këta fëmijë. Por bujaria e saj është shumëfishuar. Këtë vit ajo ka harxhuar 5000 dollarë në 1000 lodra për fëmijët e sëmurë në spitalin e Illinois.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.