Infermierët e Klinikës Infektive thirrën protestë në paraditen e së premtes para vendit të tyre të punës, për shkak të mungesës së këtij kuadri në kohën kur hospitalizimi i të infektuarve me COVID-19 është rritur.
Një infermierë thonë se përkujdeset për 15 deri 20 pacientë. Mirëpo, të njëjtit e anuluan dhe nuk protestuan, njofton Klan Kosova.
Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK, Enlirat Duraku, thekson se dolën për t'i mbështetur kolegët e tyre derisa tregon se infermierët nuk do të dalin në protestë pas një takimi konsultues me drejtorin e kësaj klinike.
Drejtori Arben Vishja mohon se ka ndikuar në vendimin e infermierëve, teksa thekson se kërkesat e infermierëve janë legjitime dhe janë kërkesa edhe të menaxhmentit.
Vishaj shpjegon se klinika ka 65 infermierë ku në rrethana normale është numër i duhur, por jo edhe tani në kohë COVIDI.
Ngase, nga këta 65 infermierë, gati 20 ose janë në pushim të lehonisë ose vuajnë nga sëmundje kronike dhe nuk mund të kujdestarojnë.
Për më tepër drejtori thekson se lidhur me shtimin e stafit ka bërë kërkesë para dy muajve në ShSKUK.
https://www.youtube.com/watch?v=Qo3Zb6V4XSk&t=1s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.