Lajmet e fundit

Ky është padyshim një çështje që do të shqyrtohet dhe diskutohet në komisionet përkatëse pas kësaj Kupe Bote", deklaroi Infantino për mediumin zviceran Bluewin, transmeton Klankosova.tv.Ai theksoi se çdo kombëtare duhet të ketë mundësinë të ëndërrojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, duke shtuar se përfshirja e më shumë vendeve do të rriste motivimin dhe zhvillimin e futbollit në mbarë botën. Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tri kontinente, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje, ndërsa pjesa tjetër e turneut do të organizohet në Marok, Portugali dhe Spanjë. Ideja për zgjerimin e Botërorit në 64 kombëtare u hodh fillimisht në vitin 2025 nga një delegacion i vendeve të Amerikës së Jugut dhe tashmë pritet të shqyrtohet zyrtarisht nga FIFA.