Lajmet e fundit

"Unë dhe presidenti do ta shijojmë finalen së bashku dhe, sigurisht, do t'ia dorëzojmë trofeun fituesit së bashku", tha Infantino.Infantino dhe Trump kanë një marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore, e cila u bw veçanërisht e dukshme në dhjetor të vitit të kaluar, kur Infantino i dorëzoi Trump Çmimin e Paqes të FIFA-s, të krijuar për këtë rast, gjatë shortit për grupet e Kupës së Botës. Finalja e Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik në East Rutherford, pranë qytetit të lindjes së Trump, Nju Jorkut. Ishte i njëjti vend ku Trump ia dorëzoi trofeun Chelseat pas finales së Kupës së Botës për Klube vitin e kaluar. Më pas ai bëri një foto me lojtarët, gjë që i habiti shumë.