Një i alkoolizuar është arrestuar nën dyshimet që në mënyrë të vazhdueshme e ka përdhunuar nënën e tij 70 vjeçare.
Mediat në Indi kanë raportuar se policia në Chhattisgarh, ka filluar hetimet ndaj 40 vjeçarit, transmeton Klan Kosova.
Mësohet që ai e abuzonte nënën e tij që një kohë të gjatë, mirëpo muajin e fundit ai kishte filluar edhe ta keqtrajtonte seksualisht.
“Ai gaboi shumë me mua. Unë i thash që është djali im, e kam lindur unë dhe të mos ma bënte këtë gjë, por ai nuk dëgjonte prandaj duhet të paguajë për këtë gjë. Zoti nuk do ia falë atij”, u shpreh nëna e të arrestuarit.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.